Politike

Opozita e bashkuar takon zyrtarin e BE-së, Basha: Hetimi i dy dosjeve, formula për futjen në BE

7 Mars 2019, 11:49 Nga DOSJA
Opozita e bashkuar takon zyrtarin e BE-së, Basha: Hetimi i dy dosjeve,

TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson zhvilloi një konferencë për mediat.

Basha nuk tregoi detaje lidhur me bisedën e zhvilluar mes liderëve të opozitës së bashkuar dhe zyrtarit të Brukselit por vijoi me thirrjet për largimin e kryeministri Edi Rama nga posti.

Formula është kjo: regjimi ka mbaruar, shqiptarët e kanë zgjidhur rrugën ku edhe do të ecin tani është detyra jonë që ta realizojnë. Duhet vullenti politik. Formula: Hetimi i plotë i dosjeve 399 dhe 184. Atëherë të gjithë do të themi që Prokuroria po bën punën e saj. Këto dy dosje vërtetojnë që jemi në autokraci. Kështu nuk shkohet në Europë. Do të ishim turpi i Europës.

Më tej, Basha i është përgjigjur edhe pyetjes nëse do të ulej në dialog me kryeministrin nëse ndërmjetës do të ishte kreu i shtetit, Ilir Meta.

Fjala e plotë e Bashës:

Takimi me Danielsson është takim i mirëpritur. E vërteta nuk fshihet dot më. Një autokrat i korruptuar dhe në lidhje me krimin po mundohet që të mbrojë njerëzit e tij. Ky është thelbi i të keqes. Efektet janë emigracioni, rritja e kriminalitetit etij. Opozita ka pasur një mundësi për vendosmërinë e saj për çlirimin e Shqipërisë. Kemi shprehur vendosmërinë për shembjen e këtij sistemi. Sot qeveria, parlamenti dhe media janë në grushtin e një njeriu. Na duhet me patjetër të shembim këtë sistem. Ne e konsiderojmë regjimin e Edi Ramës një kufomë të kalbur. Rezultatet do të vijnë nga shqiptarët. Formula është kjo: regjimi ka mbaruar, shqiptarët e kanë zgjidhur rrugën ku edhe do të ecin tani është detyra jonë që ta realizojnë. Duhet vullenti politik. Formula: Hetimi i plotë i dosjeve 399 dhe 184. Atëherë të gjithë do të themi që Prokuroria po bën punën e saj. Këto dy dosje vërtetojnë që jemi në autokraci. Kështu nuk shkohet në Europë. Do të ishim turpi i Europës. Beteja jonë është një betejë për Shqipërinë Europiane dhe nuk ka aleatë më të mirë se PD. Do të vazhdojmë betejën.

Do të uleni në dialog me ndërmjetësinë e Ilir Metës?

Nuk jam për analist. Flas me fakte dhe iu kam shprehur qëndrimet e mia për takimin me Danielsson. Pjesën tjetër le ta bëjnë analistët dhe gazetarët e lirë. Ditë më të mira për Shqipërinë do të vijnë. Apo jo zonja Kryemadhi?

Ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson ka zhvilluar disa takime me kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku dhe kryeministrin Edi Rama. Kryefjala e takimeve ka qënë situata politike në Shqipëri. (Lexo këtu)

Dosja 339 përfshin përgjimet e dala më herët në media, për grupin kriminal të Shijakut dhe disa bisedave të regjistruara nga prokuroria mes kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe Altin Avdyli, pjesë e bandës së Shijakut. PD akuzon prej kohësh mazhorancën se përveç Dakos të tjerë eksponentë të PS kanë patur kontakt dhe kanë bashkëpunuar me Avdylajt. Në operacionin Volvo 4, ku u arrestuan anëtarët e grupit të Shijakut, në pranga ranë edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Cuko dhe Arben Ndoka. . Dy ish-deputetët u arrestuan pas përgjimeve telefonike.

Dosja 184 ka të bëjë më zgjedhjet vendote të parakoshmë të shtatorit të vitit 2016 në Dibër, ku u zgjodh Muharrem Rama, pas skandalit seksual të Shukri Xhelilit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike christian danielsson lulzim basha opozita e bashkuar opozita takim me danielsson pd christian danielsson lulzim basha opozita e bashkuar opozita takim me danielsson pd

Sondazh

Poll