Politike

Ministrja Pirdeni në Itali: Shqipëria është transformuar, anëtarësimi në BE nuk është i lehtë

Ajo tha se anëtarësim i Shqipërisë në BE nuk është një proces i lehtë, ndërsa shtoi se Shqipëria është transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme. 

26 Maj 2024, 12:51 Nga r.ll
Ministrja Pirdeni në Itali: Shqipëria është transformuar,
adea pirdeni

ITALI- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni ishte e para që mbajti fjalën në takimin e zhvilluar nga PS me shqiptarët në Itali.

Ajo tha se anëtarësim i Shqipërisë në BE nuk është një proces i lehtë, ndërsa shtoi se Shqipëria është transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme. 

“Italia ishte për brezin tim ajo dritare për në BE. Brezi ynë ishte i pari që në gjuhë të huaj mësuam italisht dhe jo anglisht. Përpos admirimit ne u rritëm me vetëdije që ky realitet ishte i largët nga ne. Sot prej 3 dekadash realiteti është shumë ndryshe. Gjatë kësaj dekade Shqipëria ka ndryshuar, na shohin me respekt dhe besim për rrugën që na pret para. Ky proces nuk është i thjeshtë dhe procesi që unë drejtoj do të jenë shtylla jonë e avancimit për anëtarësimin në BE. Ne e dimë që është një proces tejet i vështirtë, jemi thellësisht të bindur sikurse ju ngjitet një të përpjetë të jashtëzakonshëm. Ju falënderoj për këtë event të jashtëzakonshëm. Ju sot po i jepni Italisë atë që Italia nuk e imagjinonte kurrë që mund të merrte nga ju. Jem i të bindur qe dita ditës Shqipëria është për ju, për ne bashkë. Këtë gjithë bashkë ne mundemi të ecim përpara.”, tha ajo.

adea pirdeni edi rama ne milano

Sondazh

Poll