Politike

Zgjidhet ditën e sotme kreu i PD-së në Korçë, kush janë kandidatët (EMRAT)

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 4895 anëtarë të partisë.

26 Maj 2024, 11:45 Nga r.ll
Zgjidhet ditën e sotme kreu i PD-së në Korçë, kush
foto ilustruese

KORÇË- Ditën e sotme në Korçë do të zgjidhet kreu i ri i degës së Partisë Demokratike. Që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm është hapur qendra e votimit pranë selisë së PD-së. 

Në garë për kreun e degës është Dhimitri Çyfeky, Eleina Qirici dhe Harito Zoto. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 4895 anëtarë të partisë.

Deri më tani kanë votuar mbi 100 demokratë, ndërsa pritet të shihet edhe gjatë ditës se si do të vijojë procesi i votimit dhe pjesëmarrja.

dega e pd ne korce eleina qirici harito zoto dhimitri çyfeku

Sondazh

Poll