Politike

Takimi hapet me performancën e Noizyt dhe Artjola Toskës, Rama mbërrin në pallatin e sportit në Milano

Ndërkohë para pak minutash ka mbërritur në pallatin e sportit në Milano dhe kryeministri. 

26 Maj 2024, 12:13 Nga r.ll
Takimi hapet me performancën e Noizyt dhe Artjola Toskës, Rama
artjola toska, edi rama

ITALI - Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali është hapur me performancën e këngëtarëve shqiptarë Noizy dhe Artjola Toska. Ndërkohë para pak minutash ka mbërritur në pallatin e sportit në Milano dhe kryeministri.

Rama shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, disa ministra të kabinetit qeveritar, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe disa kryebashkiakë të tjerë. Gjithashtu pas mbërritjes së Ramës është kënduar himni shqiptar dhe ai italian.

Rama nisi më 12 maj në Athinë një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare. Anëtarësime të reja në PS dhe investime në Shqipëri janë qëllime të deklaruara të Ramës. Ndalesa të radhës pas Italisë, pritet të jenë Gjermanina dhe Mbretërinë e Bashkuar. 

 

artjola toska noizy edi rama ne milano

Sondazh

Poll