Politike

"Protesa e qytetarëve ka tronditur qeverinë"/ Berisha: Edi Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë

Berisha më tej ka hedhur akuza drejt kryeministrit Rama se sipas tij ky i fundit ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë, ndërsa përmend dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

25 Maj 2024, 20:40 Nga B.Z
"Protesa e qytetarëve ka tronditur qeverinë"/ Berisha: Edi
Sali Berisha

TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar mbrëmjen e sotme protestat e mbajtura kundër krybashkiakut Veliaj, pas aferës “5D”, ku u arrestuan disa drejtorë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha shprehet se revolta e qytetarëve sipas tij do të largojë nga pushteti qeverinë aktuale. Berisha më tej ka hedhur akuza drejt kryeministrit Rama se sipas tij ky i fundit ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë, ndërsa përmend dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, narkoshteti, diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve është tronditur. E ka ndjerë se zemërimi juaj është stuhindjellës. Se zemërimi juaj do shndërrohet në uragan tërbimi të qytetarëve ndaj këtij grupi hajdutësh të pamëshirë antishqiptarë. Se zemërimi juaj, mosbindja civile është rruga e vetme për të ecur drejt fitores së opozitës.

Miqtë e mi, Edi Rama, Erion Veliaj, kriminelët e tjerë në qeveri, organizatat kriminale në bashki dhe në ministritë e vendit, po dridhen nga tmerri se revolta e qytetarëve, e pandërprerë do i fshijë ata nga faqja e dheut. Edi Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë të llojit Damani, Kraja, Millonai e kompani. Sonte duhet t’u them atyre që pa vetëdije mendojnë se Damani po kryen dhe ndonjë veprim.

Unë ju them këtyre njerëzve, në qoftë se kanë një miligram dinjitet njerëzor, u them se gjykatësi, hetuesi, prokurori që ndëshkojnë një njeri të pafajshëm, janë të amnistojnë çdo krim dhe kriminel. Gjykatësi, prokurori, hetuesi që keqpërdoret si letër higjienike nga qeveritarët kundër kundërshtarëve politikë të tyre është i aftë, është i shitur, të kryejë çdo krim. Të fshehë krimet më monstruoze sepse ka shitur vetën dhe ai që shet veten, çdo gjë mund të jetë, por njeri i qytetëruar, njeri me dinjitet nuk është.

sali berisha altin dumani edi rama

Sondazh

Poll