Politike

"Qeveria Rama ka shpopulluar vendin", Berisha: Mosbindja civile e vetmja zgjidhje për përmbysjen e regjimit

Berisha shprehet se e vetmja zgjidhje për përmbysjen e regjimit janë protestat masive dhe mosbindja civile. Sipas Berishës kjo është rruga e vetme për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe për krijimin e qeverisë teknike.

25 Maj 2024, 20:31 Nga B.Z
"Qeveria Rama ka shpopulluar vendin", Berisha: Mosbindja civile e
Sali Berisha

TIRANË: Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sërish mbrëmjen e sotme se qeveria Rama, po shpopullon vendin çdo ditë dhe më shumë. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha shprehet se e vetmja zgjidhje për përmbysjen e regjimit janë protestat masive dhe mosbindja civile. Sipas Berishës kjo është rruga e vetme për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe për krijimin e qeverisë teknike.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta qëndrestarëve të pamposhtur, mbrojtësve të kauzës së drejtë, misionarëve të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe fitores së shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt për oratorët, fjalët e tyre që rrezatojnë të vërteta, shpresë dhe besim te mbarë shqiptarët.

Miqtë e mi, në këtë betejë ju jeni bërë shembulli më i shkëlqyer. Jeni bërë shembulli i frymëzimit. Shembulli i qytetarit atdhetar. Shembulli i qytetarit të pamposhtur.

Në këtë betejë ju keni përcaktuar rrugën e fitores. Rrugën e betejës për mbarë shqiptarët! Të dashur miq, sot çdo opozitar pret me padurim fitoren ndaj një regjimi të pamëshirë, antishqiptar që po e zhbin Shqipërinë nga shqiptarët. Po shpopullon këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në histori.

Por sot çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë si drita e diellit se vetëm protesta e vazhdueshme, vetëm protesta e pamposhtur, vetëm mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore. Është rruga për përmbysjen e narkoqeverisë. Është rruga për krijimin e qeverisë teknike. Për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fitoren e padiskutueshme të opozitës.

sali berisha edi rama protesta

Sondazh

Poll