Politike

Pak para nisjes së takimit, Rama ndan pamje nga pallati i sportit në Milano

Rama nisi më 12 maj në Athinë një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare.

26 Maj 2024, 11:12 Nga r.ll
Pak para nisjes së takimit, Rama ndan pamje nga pallati i sportit në
pamje nga vendi i takimit

ITALI- Kryeministri Edi Rama pak minuta para nisjes së takimit me shqiptarët e Italisë ka ndarë pamje nga pallati i sportit në Milano.

Përmes videos, Rama bën me dije se ka mbërritur në vendin e takimit, të cilin më herët e ka cilësuar si "vallja e dytë kuqezi në Europë".

Rama nisi më 12 maj në Athinë një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare. Anëtarësime të reja në PS dhe investime në Shqipëri janë qëllime të deklaruara të Ramës. Ndalesa të radhës pas Italisë, pritet të jenë Gjermanina dhe Mbretërinë e Bashkuar. 

edi rama ne milano

Sondazh

Poll