Politike

Operacioni i SPAK dhe përgjimet SKY-ECC/ Berisha akuza kreut të SPAK: Censuroi bisedat për krimin elektoral!

Berisha shprehet se operacioni i SPAK nuk çoi në arrestimin e asnjërit prej bosëve të krimit, ndërsa akuzon se Dumani  ka eksportuar drejt Europës kriminelë dhe trafikantë.

25 Maj 2024, 20:59 Nga B.Z
Operacioni i SPAK dhe përgjimet SKY-ECC/ Berisha akuza kreut të SPAK:
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme operacionin e SPAK të zhvilluar disa ditë më parë në kuadër të së cilit u lëshuan 50 urdhër arreste, por u ekzekutuan vetëm 14 prej tyre. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha akuzon kreun e SPAK Altin Dumani, se ky i fundit censuroi çdo bisedë për krimin elektoral në dosje.

Berisha shprehet se operacioni i SPAK nuk çoi në arrestimin e asnjërit prej bosëve të krimit, ndërsa akuzon se Dumani  ka eksportuar drejt Europës kriminelë dhe trafikantë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Le të ndalemi për një moment tek 50 mandatet kallpe të arrestit që lëshoi Altin Dumani, i cili shiti dosjen e kushëririt të tij serial-killer. Të dashur miq, me këtë akt monstruoz, Altin Dumani shënoi një nga eksportet më të mëdha të grupeve më të rrezikshme kriminale drejt Europës. Sepse asnjë bos, asnjë lejtnant i bosëve, as nuk u arrestua, as nuk u lëndua për arsye se ata u larguan para se të firmoste kallp-mandatet ky kriminel në krye të Skapit.

A ka gjë më të shëmtuar se sa partnerët tanë të sjellin ty dosjet e vrasjeve të tmerrshme, e plaçkitjeve e grabitjeve, e dhunimit masiv të votave të grupeve më të rrezikshme mafioze të Shqipërisë. Dhe ti ua kthen duke i eksportuar këta kriminelë, këta serial-killerë, këta trafikantë në vendet e tyre të lira vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës. A nuk është krim i shëmtuar ky o miqtë e mi? Të eksportosh krim atyre që të sollën të dhënat.

Të dashur miq, shtatë familjet mafioze që Dumani me mandatet kallpe i njoftoi se do arrestoheshin kanë qenë njëkohësisht kriminelët më të mëdhenj elektoralë të Shqipërisë pas Edi Ramës. Çfarë bëri zagari i Edi Ramës, mercenari i Edi Ramës? Censuroi çdo bisedë, çdo zotim, çdo fjalë, çdo pagesë, çdo terror që këto bandat ushtruan mbi votuesit dhe votën e lirë. Me të drejtë sot një analist i mirënjohur shkruante: na i paraqiti edhe bandat e qeverisë si të depolitizuara Altin Zamani, Altin faqja e zezë e hetuesisë shqiptare.

sali berisha edi rama spak altin dumani

Sondazh

Poll