Politike

"Olsi Rama i implikuar në dosjen Xibraka"/ Berisha: I bëj thirrje KE-së dhe FBI-së të dërgojnë përfaqësues për të monitoruar hetimin

Sipas tij laboratori i drogës në Xibrakë u zbulua fillimisht nga prokuroria gjermane, por u sabotua për të shpëtuar vëllain e kryeministrit dhe trafiknatët e tjerët.

25 Maj 2024, 21:12 Nga B.Z
"Olsi Rama i implikuar në dosjen Xibraka"/ Berisha: I bëj
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sjellë sërish në vëmendje dosjen “Xibraka” ku akuzohet si i implikuar edhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha i ka bërë thirrje KE-së, dhe FBI-së që të dërgojnë përfaqësues për të monitoruar hetimin.

Sipas tij laboratori i drogës në Xibrakë u zbulua fillimisht nga prokuroria gjermane, por u sabotua për të shpëtuar vëllain e kryeministrit dhe trafikantët e tjerët.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë jam këtu për t’i bërë thirrje Komisionit Europian të dërgojë përfaqësuesit e Eurojust. Për t’i bërë thirrje prokurorisë gjermane të dërgojë përfaqësuesit e vet. Për t’i bërë thirrje FBI-së të dërgojë përfaqësuesit e vet në këtë hetim sepse Xibraka u ndërtua për të eksportuar kokainën në Gjermani me tonelata.

Sepse Xibraka u zbulua nga prokuroria gjermane dhe u sabotua nga kriminelë në pushtet për të shpëtuar Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe trafikantët e tjerë. Sepse Olsi Rama është njëkohësisht shtetas amerikan. Prandaj me makinën e famshme të drogës njëherë kalonte kufirin me pasaportë shqiptare si Olsi Rama dhe herën tjetër me pasaportë amerikane si Olsi Kristaq Rama. Në të dy rastet trafikant, kriminel, faqezi.

edi rama sali berisha olsi rama

Sondazh

Poll