Politike

Turi i Ramës në diasporë/ Berisha: Nisen "delegacionet" e patronazhistëve drejt Milanos!

Berisha ka ndarë me ndjekësit një mesazh të një qytetari që tregon se sipas tij po u imponohet nisja drejt Italisë punonjësve të bashkive dhë administratës.

26 Maj 2024, 10:44 Nga r.ll
Turi i Ramës në diasporë/ Berisha: Nisen "delegacionet"
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për takimin që pritet të zhvillojë sot kryeministri Edi Rama me shqiptarët në Milano. 

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Berisha ka ndarë me ndjekësit një mesazh të një qytetari që tregon se sipas tij po u imponohet nisja drejt Italisë punonjësve të bashkive dhë administratës.

POSTIMI I PLOTË:

Nisen ‘delegacionet’ e patronazhistëve drejt Milanos!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje z. Berisha,

Dua vetëm t’ju them se takimi i Italisë mes Ramës dhe shqiptarëve atje është farsa e radhës dhe është kaq e shëmtuar mënyra se si po trajtohen shqiptarët; mënyra se si po keqtrajtohen punonjës të administratës, të Bashkisë së Tiranës e shumë bashkive të tjera të vendit, përfshirë strukturat e PS, pa pikë turpi, të cilët detyrohen të nisen drejt Milanos për t’i mbajtur ison e propagandës së Edit.

Grupet e njerëzve që shkojnë e vijnë, brenda ditës apo 24 orëve, i quajnë delegacion nëpër mesazhe sepse nuk duan të duken keq nëse u dalin mesazhet, por thelbi është mëse i dukshëm - shumë shqiptarë po nisen drejt Italisë për takimin e Ramës. Është për t’u alarmuar dhe ardhur keq.

Ju lutem anonim.

Faleminderit

sali berisha edi rama ne milano

Sondazh

Poll