Aktualitet

“Baba” i repit preket nga tragjedia, Unikatili dhuron për të prekurit e tërmetit të ardhurat e koncertit: Më dhemb zemr

28 Nëntor 2019, 17:22 Nga DOSJA
“Baba” i repit preket nga tragjedia, Unikatili dhuron për

ZVICËR- Reperi i njohur shqiptar Unikatili ka vendosur që të gjitha të ardhurat e koncertit të tij, i cili do të zhvillohet pas 2 ditësh t’i dërgojë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi në rrjetet e tij sociale duke u shprehur se biletat e koncertit të tij në Zvicër do të shtohen me nga 5 franga, nga ai dhe nga klubi ku do të zhvillohet koncerti.

 “Më dhemb zemra për katastrofen që i ka ndodhë shtetit amë !! @avalonclubluzern ka me dhuru 5 franga nga çdo biletë të koncertit me 30 Nëntor për ndihmë. Unë poashtu kom me shtu (match) 5 franga per çdo 5 franga,”-shkruan reperi.

48 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shijak termeti i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 unikatil termet ne shijak termeti i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 unikatil

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2019, 16:55

TIRANË- Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka bërë thirrje ndjekësve të tij në rrjetet sociale që të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti i 2...