Aktualitet

“Hapi llogari me emrin ‘Rilindje’”, arrestohet 30-vjeçarin nga Lezha. Policia: Mashtroi me ndihmat për tërmetin në e

28 Nëntor 2019, 17:07 Nga DOSJA
“Hapi llogari me emrin ‘Rilindje’”, arrestohet

TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar sot një 30vjeçar në Lezhë, i cili sipas informacioneve kishte hapur një llogari bankare në emër të Kryeministrit Edi Rama dhe hiqej sikur mblidhte para për të prekurit nga tërmeti, por në të vërtetë paratë i grumbullonte për vete.

Në një deklaratë për mediat  Zv/drejtoresha e përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, u shpreh se është arrestuar në flagrancë shtetasi Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.

Më tej shtohet se Meli ka hapur një llogari me emrin “Rilindje” dhe në këtë faqe ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie.

Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme”, shtoi Hajnaj.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në dhënien ndihmë të çdo qytetari në nevojë. Krahas kësaj, Policia e Shtetit është duke punuar intensivisht për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave, që me qëllim apo me papërgjegjshmëri po tentojnë të përfitojnë nga situata e krijuar. Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave të saj të specializuara kundër krimit kibernetik, në bashkëpunim me strukturat kundër krimit ekonomik dhe financiar gjatë ditës së sotme ka evidentuar dhe goditur një rast flagrant të përfitimit nëpërmjet solidaritetit mbarëpopullor për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

Në këto momente, në Lezhë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. Ky shtetas, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka hapur një llogari me emrin “Rilindje”. Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status. Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.

Policia e Shtetit dënon çdo fenomen abuzimi në këto momente kritike për të gjithë dhe ju informon se nëpërmjet strukturave të specializuara të saj, si dhe në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese është duke punuar intensivisht për kontrollin, monitorimin e vazhdueshëm të situatës, zbulimin dhe goditjen e çdo rasti të abuzimeve me këtë situatë të fatkeqësisë natyrore. Ashtu siç është bërë e ditur vazhdimisht nga strukturat shtetërore, i vetmi kanal unik shtetëror për ofrimin e donacioneve apo ndihmave është nëpërmjet portalit e-albania/dhuro. Policia e Shtetit, duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjitha familjet e dëmtuara, mbetet e angazhuar maksimalisht, në misionin e saj në shërbim të qytetarëve. Për çdo denoncim apo sinjalizim të çfarëdolloj abuzimi apo shkeljeje të ligjit, telefononi në numrin 112.

44 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan meli arrestohet 30 vjecari mashtrues mashtruesi per fondet e termetit termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 arjan meli arrestohet 30 vjecari mashtrues mashtruesi per fondet e termetit termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2019, 16:55

TIRANË- Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka bërë thirrje ndjekësve të tij në rrjetet sociale që të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti i 2...