Aktualitet

FOTO/ Tërmeti lë pasoja dhe në Vlorë, dy pallate tronditen nga themelet dhe bashkohen me njëri-tjetrin

28 Nëntor 2019, 16:52 Nga DOSJA
FOTO/ Tërmeti lë pasoja dhe në Vlorë, dy pallate tronditen

VLORË– Dy pallate në Vlorë janë bashkuar me njëri-tjetrin në qytetin e Vlorës, si pasojë e tronditjeve të tërmetit.

Dosja.al mëson se tërmeti i 26 nëntorit ka lënë pasoja edhe në lagjen “29 Nëntori”, dy pallate janë bashkuar me njëri-tjetrin.

Lëkundjet e forta kanë tronditur themelet e dy pallateve që njihen ndryshe si pallatet e “Ish-Gjallicës” dhe ka bërë që të afrohen me njëri-tjetrin siç shihet në foto. Banorët kërkojnë që të merren masa menjëherë.

47 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 vlore tragjedia e 26 nentorit 2019 vlore

Sondazh

Poll