Aktualitet

Çmenduri! Polici zbarkon çantat me ndihma për të prekurit nga tërmeti dhe i çon në shtëpi, qytetarët e filmojnë (VD)

28 Nëntor 2019, 16:34 Nga DOSJA
Çmenduri! Polici zbarkon çantat me ndihma për të

TIRANË– Ndodh edhe kjo! Një qytetar ka filmuar një video ku një efektiv i policisë teksa çon ndihmat për të prekurit e tërmetit në shtëpinë e tij.

Videoja e postuar nga JOQ, thuhet se është filmuar në zonën e “Vorrit të Bamit”, aty ku banone edhe efektivi, i cili duket qartë në video teksa zbarkon qese e çanta nga furgoni i Policisë.

Nga pas atë e ndjek një grua, e cila ndihmon për të zbazur të gjithë çantat që ishin mbledhur për të gjithë fatkeqët në Durrës e Thumanë.

47 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet polici vjedh ndihmat termet i forte ne shqiperi termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 polici vjedh ndihmat termet i forte ne shqiperi termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll