Aktualitet

Tërmeti në Shqipëri, dhimbja shkon deri në Korenë e Jugut, dhurohen 100 mijë USD

28 Nëntor 2019, 15:51 Nga DOSJA
Tërmeti në Shqipëri, dhimbja shkon deri në Korenë e

TIRANË– Edhe Korea e Jugut është bashkaur me dhimbjen e shqiptarëve dhe solidarizohet për të lehtësuar sadopak dhimbjen.  

Bashkethemeluesja e Federates se Paqës Universale, Federatës së Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, Federatës së Grave për Paqe dhe një serë organizatash të tjera humanitare, Dr. Hak Ja Han Moon, ka dhuruar sot në llogaritë e vëna në dispozicion nga Emergjencat Civile, 100.000 dollarë.

Dr. Moon bashkohët dhe dhimbjen që Shqipëria po përjeton. Lutjet e saj janë drejtuar për Shqiperinë, vendin që vizitoi në fund të muajit tëtor, në Samitin e Paqes për Europën Juglindore.

44 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dr. hak ja han moon solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019 dr. hak ja han moon solidariteti me termetin tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll