Aktualitet

28 Nëntor 2019, 16:55 Nga DOSJA

TIRANË- Djali i madh i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka bërë thirrje ndjekësve të tij në rrjetet sociale që të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Disa orë pasi i dha lamtumirën e fundit, njeriut të tij të zemrës Kristi Reçit, Gregu ka bërë thirrje për ndihma duke “harruar” për një çast dhimbjen e tij.

“Adresa unike shtetërore për të kontribuar në mbështetje të familjeve të prekura nga fatkeqsia natyrore,”-shkruhet në postimin e shpërndarë nga i riu. 

Ditën e sotme djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të të dashurës së tij Kristi Reçit, e cila humbi jetën poshtë rrënojave bashkë me tre anëtarët e familjes së saj. Rama është shfaqur i hidhëruar teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit, vajzës me të cilën kishte më shumë se dy vite lidhje.

48 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama greg rama kristi reci termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama greg rama kristi reci termeti ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll