Aktualitet

Zemrat bashkë deri në sekondën e fundit/ Greg Rama i jep lamtumirën të dashurës, i dëshpëruar në ceremoninë e varrimit

28 Nëntor 2019, 15:50 Nga DOSJA
Zemrat bashkë deri në sekondën e fundit/ Greg Rama i jep

DURRËS– Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të të dashurës së tij Kristi Reçit, e cila humbi jetën poshtë rrënojave bashkë me tre anëtarët e familjes së saj.

AbcNews shkruan se Rama është shfaqur i hidhëruar teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit, vajzës me të cilën kishte më shumë se dy vite lidhje.

Katër anëtarët e familjes Reçi, babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç u përcollën për në banesën e fundit paraditen e sotme mes dhimvjeve dhe lotëve.

44 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet greg rama tragjedia e 26 nentorit 2019 varroset familja reci greg rama tragjedia e 26 nentorit 2019 varroset familja reci

Sondazh

Poll