Aktualitet

Të përqafuar me njëri-tjetrin, 3 fëmijët dhe nëna dalin të pajetë nga rrënojat e familjes Lala në Durrës

28 Nëntor 2019, 16:09 Nga DOSJA
Të përqafuar me njëri-tjetrin, 3 fëmijët dhe nëna

DURRËS- Katër  trupa të pajetë janë gjetur pak më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, duke thelluar më trej tragjedinë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes bëhet me dije se nga kërkimet janë gjetur 3 trupa nën rrënojat e një pallati.

Pak minuta më vonë po nga e njëjta godinë është nxjerrë një tjetër trup i pajetë po në këtë godinë.

Viktima janë tre fëmijë, dy prej të cilëve binjakë Dionisi dhe Dionisa, djali Emilio 6 vjeç dhe nëna Marjeta 31 vjeçe. Ata janë gjetur nga forcat e kërkim-shpëtimit të përqafuar me njëri – tjetrin.

48 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll