Aktualitet

‘Kujdes, hë mo Tiku e sheh që shpëtove’, momentet emocionuese të shpëtimit të 33-vjeçarit në rrënojat e hotel Miram

28 Nëntor 2019, 13:52 Nga DOSJA
‘Kujdes, hë mo Tiku e sheh që shpëtove’, momentet

DURRËS- Pak momente më parë u nxorr i gjallë nga rrënojat e një hoteli në Durrës një 33-vjeçar i cili fatmirësisht i kishte mbijetuar tërmetit të 26 nëntorit edhe pse mbi dy ditë nën rrënoja.

Momenti kur atë arrijnë ta shpëtojnë një zë dëgjohet në video: Kujdes, hë mo Tiku e sheh që shpëtove.

Moment mjaft prekës mes gjithë kësaj situate delikate në të cilën ndodhemi.

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hotel miramar termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë tiku hotel miramar termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë tiku

Sondazh

Poll