Aktualitet

FOTO/ Emigrantët shqiptarë kthehen në vendlindje, pranë familjarëve në ditët e panikut, ndeshen me radhë të gjata në K

28 Nëntor 2019, 13:35 Nga DOSJA
FOTO/ Emigrantët shqiptarë kthehen në vendlindje, pranë

GJIROKASTËR– Emigrantët shqiptarë kanë zgjedhur të kthen nga Greqia drejt familjeve të tyre që ndodhen mes panikut në Shqipëri. Burime nga dogana e Kakavijës bëjnë me dije për Dosja.al se dy ditë pas tërmetit të fuqishëm emigrantët shqiptarë kanë zgjedhur që të udhëtojnë drejt vendlindjes për të qenë pranë familjarëve të tyre në këto momente paniku.

Mësohet se pala greke është ajo që ka sjellë vonesa pasi po punohet vetëm me një sportel ç’ka e bën të pamundur kalimin e shpejtë të shqiptarëve nga Greqia drejt vendlindjes.

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret kthehen nga greqia tragjedia e 26 nentorit 2019 shqiptaret kthehen nga greqia tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll