Aktualitet

Nxirret një trup i pajetë nga rrënojat e Hotel Miramar në Durrës, i afërmi humbet ndjenjat kur e identifikon (FOTO)

28 Nëntor 2019, 13:29 Nga DOSJA
Nxirret një trup i pajetë nga rrënojat e Hotel Miramar në

Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e Hotel Miramar në Durrës. 54-vjeçari ka qenë punonjës në këtë hotel, në momentin që ka rënë tërmeti dhe godina është shembur. I afërmi i tij, ka humbur ndjenjat në momentin që e ka identifikuar.

43 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke.

Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë. 

 

Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll