Aktualitet

Tërmeti/ Ambasada e SHBA jep lajmin e MADH: Marinsat amerikanë nisen për Shqipëri

28 Nëntor 2019, 13:19 Nga DOSJA
Tërmeti/ Ambasada e SHBA jep lajmin e MADH: Marinsat amerikanë nisen

Tiranë- Ambasada Amerikane ka reaguar në ditën e Pavarësisë  së Shqipërisë. Në reagim theksohet pas tërmetit SHBA do të vijojë të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe anë të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë.

Mësohet se drejt Shqipërisë janë nisur marinsat amerikanë.

“Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. SHBA qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë.Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë. Personeli i ushtrisë amerikane nga Elementi i Mbështetjes Civile-Ushtarake, Kosovë, mbërriti dje në Shqipëri për të mbështetur përpjekjet për ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit.”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Tragjike, 43 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar, ky është bilanci deri më tani i tërmetit. Kërkimet në Thumanë janë ndërprerë, ndërsa vijojnë në zonën e ish-Kënetës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në Durrës. 15 persona ende të zhdukur. Toka vijon të dridhet, lëkundja më e fortë e ditës së sotme ishte 5.1 magnitudë e shkallës rihter.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane ne tirane tragjedia e 26 nentorit 2019 ambasada amerikane ne tirane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll