Aktualitet

Tërmeti, pallate dhe banesa shpallen të pabanueshme në të gjithë Shqipërinë

28 Nëntor 2019, 12:56 Nga DOSJA
Tërmeti, pallate dhe banesa shpallen të pabanueshme në të

TIRANË- Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor ka shkaktuar panik tek banorët e kryeqytetit, shumë prej të cilëve kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe iu janë drejtuar miqve dhe të afërmve nëpër rrethe. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ekspertët e ndërtimit, kanë inspektuar të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, dhe tashmë është nxjerrë edhe një bilanc paraprak i banesave dhe godinave që përbëjnë rrezik shembjeje në rast tërmeti. 202 pallate dhe 606 shtëpi private në Tiranë dhe në fshatrat kanë pësuar dëmtime të rënda si pasojë e tërmetit të së martës. 18 pallate janë shpallur të pabanueshme në Shijak si pasojë e dëmeve që kanë pësuar nga tërmeti. 320 shtëpi dhe 10 pallate me dëmtime të rënda në Krujë, ndërsa Kulla e sahatit në Kala rrezikon shembjen. 56 pallate në Lezhë të dëmtuara nga tërmeti, 10 të pabanueshme.

44 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banesat e pabanueshme tragjedia e 26 nentorit 2019 banesat e pabanueshme tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll