Aktualitet

Mure të çarë, pjesë betoni të rrëzurara/ Gjendja e rëndë në të cilën ndodhen pallatet në Durrës (FOTO)

28 Nëntor 2019, 13:05 Nga DOSJA
Mure të çarë, pjesë betoni të rrëzurara/ Gjendja

Durrës- Tërmeti që ra në Durrës ka sjellë dëmtime edhe në shumë banesa në qytet. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme pallatet në Durrës janë copëtuar ose shembur pjesë pjesë.  Ata janë totalisht të pabanuar dhe banorët janë evakuuar. Ende nuk dihet saktësisht numri i banesave të dëmtuara në këtë qytet.

40 persona të vdekur, 678 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 15 persona të zhdukur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll