Aktualitet

Konsulli shqiptar qan LIVE: E gjithë Italia është në këmbë, ne jemi si në shtëpinë tonë këtu (VD)

28 Nëntor 2019, 13:19 Nga DOSJA
Konsulli shqiptar qan LIVE: E gjithë Italia është në

ITALI– Konsulli shqiptar në Itali, Adrian Haskaj nuk i ka mbajtur lotët për situatën e krijuar në Shqipëri me tërmetin. Në një reagim për “Napolimetropoli.it”, Haskaj ka qarë dhe është shprehur: “Nuk mundem, nuk di ç’të them për këtë vëllezëri. Gjithë Italia është në këmbë, ne jemi në shtëpi këtu. Nëse kjo do kishte ndodhur në Itali, ju do kishit shpëtuar më shumë jetë, por ne s’kemi eksperiencë me këtë gjë, prandaj na duhet ndihma juaj.. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra.”

Trupat italiane ndodhen në Shqipëri krah forcave greke, serbe, maqedonase dhe kosovare.

 

43 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë. Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adrian haskaj tragjedia e 26 nentorit 2019 adrian haskaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll