Aktualitet

(VD) Arkivolët në radhë/ U shuan nën rrënoja, familja Reçi përcillet mes lotësh për në banesën e fundit

28 Nëntor 2019, 13:04 Nga DOSJA
(VD) Arkivolët në radhë/ U shuan nën rrënoja, familja

DURRËS– Katër anëtarët e familjes Reçi që humbën jetën nën rrënojat e pallatit në Durrës janë përcjellë sot për në banesën e fundit.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga BalkanWeb, babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç janë prcjellë mes lotësh dhe dhimbjes së thellë për në varreza.

Ata do të varrosen sot me nderimet sipas traditës duke lënë pas një trishtim të madh tek të gjithë të afërmit e tyre. Familja Reçi është me origjinë nga Mirdita. Mes tyre është edhe Kristi Reçi, studentja e mjekësisë që ishte në një lidhje 2-vjeçare me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregorin.

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur

(f.m/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 varroset familja reci tragjedia e 26 nentorit 2019 varroset familja reci

Sondazh

Poll