Aktualitet

PREKËSE/ Të vegjlit trokasin në dyert e bashkisë dhe dhurojnë derrkucët me kursime, zbrasin edhe qindarkat mbi tavolinë

28 Nëntor 2019, 12:13 Nga DOSJA

TIRANË– Tre fëmijë kanë trokitur në dyert e Bashkisë së Tiranës për të dhuruar gjithçka kishin kursyer.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga Erion Isai, tre të vegjlit shihet që kanë derdhur derrkucët me kursime mbi tavolinë.

151 mijë lekët e vjetra që ndodheshin nrenda derrkucëve do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

Një gjest që të prek në shpirt!

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur

(f.m/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll