Aktualitet

Rritja e pagave, kreu i sindikatës së Arsimit në Shkodër: Afat deri në 1 maj, ndryshe protestë kombëtare

7 Mars 2019, 12:35 Nga DOSJA
Rritja e pagave, kreu i sindikatës së Arsimit në Shkodër:

SHKODËR– Kryetari i sindikatës së Arsimit në Shkodër, Arjan Peraj ka paralajmëruar grevë në shkallë kombëtare të mësuesve.

Sipas tij, nëse qeveria nuk i mban premtimet e bëra deri më datë 1 maj do të ketë protesta dhe grevë masive.

“Zakonisht festat dhe urimi zhvillohen me dhurata të veçanta. Kryesia ka vendosur të thërrasë Këshillin Kombëtar për shpalljen e një grevë pa afat. Për mbajtjen e premtimeve nga qeveria si: rritja e GDP-së në masën 50% dhe në premtimin e para dy viteve për rrijen e rrogave 40-50%. Në llogaritë tona dhe tuajat në këto 6 vjet: nuk janë rritur pagat, është vjedhur shpërblimi, mundojnë kostot e transportit.  Për këto arsye Këshilli do të mblidhet në datë 20 mars dhe deri më 1 maj nëse qeveria nuk e rrit rrogën, ne shpallim grevë pa afat. Është protesta e një drejtë të mohuar. Le të jetojmë një ditë si luan, mos të na shkojë gjithë jeta si lepuj. Po u bashkuam do të fitojmë!,”-u shpreh Peraj.

Peraj ka zgjedhur ditën e sotme për të bërë njoftimin e tij pasi sot Kosova dhe Shqipëria festojnë, 7 marsin gjithashtu të njohur si ditën e mësuesve.  Ndërkohë që ditën e sotme, në Peshkopi, një mësuese u transferohet në fshat. Nxënësit u solidarizuan me të dhe u ngritën në një protestë. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan peraj mesuesit paralajmerojne proteste protesta e mesuesve ne 1 maj sindikata e arsimit ne shkoder artan peraj mesuesit paralajmerojne proteste protesta e mesuesve ne 1 maj sindikata e arsimit ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2019, 10:06

Si po festohet 7 marsi në Shkodër

Mësuesit sot në Shqipëri dhe Kosovë festojnë 7 marsin. Kjo ditë ka mbetur që prej shekullit të 19-të pasi në mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtor...