Aktualitet

Shkolla në Paskuqan e ndërtuar brenda varrezave, nxënësit shikojnë çdo ceremoni mortore (VIDEO)

7 Mars 2019, 11:35 Nga DOSJA
Shkolla në Paskuqan e ndërtuar brenda varrezave, nxënësit

Tiranë:  Shkolla “Tahir Sinani” e cila ndodhet në  Kodër-Paskuqan është ndërtuar mbi truallin e varrezave. 

Në emisionin “Top Story” nxënësit e kësaj shkolle kanë treguar momentet e ankthit që përjetojnë sa herë që në truallin e varrezave kryer një ceremoni mortore. Ata shikojnë çdo ceremoni mortore që ndodh në varrezat pranë godinës së shkollës së tyre. 

Kjo godinë është ndëtuar në vitin 2002  dhe për shkak se aty ka varreza shkakton frikë dhe ankth tek nxënësit çdo ditë.

“Ndjesi e sertë. Flas për lëndën time. Kam për të bërë përshkrimin e natyrës, instinktivisht zgjas dorën dhe them urdhëro si është koha sot, por ç’të përshkruash, e tërheq dorën pa bërë zë”, tha Adriana Çili, mësuese për “Top Story”. 

Ndërsa një nxënëse Ardisa Stojku shprehet: “E kam të pamundur të qëndroj në klasë”. 

Për drejtorin e shkollës fajin e ka ish-komuna. “Kjo është pjesë varrezash, në pjesë varrezash është ndërtuar shkolla. Fajin e ka ish komuna. Sot Bashkia Kamëz as përgjigje nuk na jep”, tha Thanas Anastasi, drejtor i shkollës.

Video marrë nga Top Channel

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nxënësit momente ankthi shkolla “tahir sinani” paskuqan varrezat pranë shkollës nxënësit momente ankthi shkolla “tahir sinani” paskuqan varrezat pranë shkollës

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2019, 10:06

Si po festohet 7 marsi në Shkodër

Mësuesit sot në Shqipëri dhe Kosovë festojnë 7 marsin. Kjo ditë ka mbetur që prej shekullit të 19-të pasi në mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtor...