Aktualitet

E dëshpëruar e duke qarë tek Trauma, gruaja takon Ramën: Zemra nonës, 15 vjeçe mbesa e kam këtu. Kryeministri e përqafon

26 Nëntor 2019, 19:13 Nga DOSJA
E dëshpëruar e duke qarë tek Trauma, gruaja takon Ramën:

TIRANË– Pas fjalës së tij para gazetarëve nga spitali i Tramuës, kryeministri Edi Rama është takuar me një grua, e cila me lot në sy i ka qarë hallin. Ajo i ka treguar se ka mbesën 15-vjeçare në reaminacion, ndërsa pa fjalë kryeministri e ka përqafuar.

BISEDA: 

Gruaja: Gocën e kam këtu në reaminacion.

Rama: Mos u ndërhy atyre të jesh e sigurt që po sillen me seriozitet.

Gruaja: O zemra nonës, 15 vjeçe mbesa.

Rama: Tani ju e dini si të jetë shkruar fati i tyre. unë tani kam ardhur këtu, i kam parë të gjitha.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama edi rama tek trauma termet i forte ne shqiperi termet ne shijak edi rama edi rama tek trauma termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll