Aktualitet

Të burgosurit e Shënkollit mbahen gjithë ditën në ajrim nga frika e tërmetit

26 Nëntor 2019, 18:20 Nga DOSJA
Të burgosurit e Shënkollit mbahen gjithë ditën në ajrim

SHËNKOLL- Të burgosurit e burgut të Shënkollit gjatë gjithë ditë së sotme kanë qëndruar në ambientet e jashtë të burgut, pasi kanë pasur frikë nga lëkundjet e tërmetit.

Sipas informacioneve mësohet se të gjithë të burgosurit kanë qenë në ajrim dhe nuk kanë pranuar që të futen në dhomat e tyre.

Por bëhet me dije se në orët e mbrëmjes të gjithë të burgosurit po futen brenda në qelitë e tyre, ndërsa sipas vetë këtyre të fundit bëhet medije se ambientet e burgut të Shën Kollit kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i fortë i mëngjesit të sotëm.

21 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i shenkollit frika e të burgosurve termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi burgu i shenkollit frika e të burgosurve termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 17:05

27 Nëntori shpallet ditë zie kombëtare

TIRANË– Qeveria do të shpallë datën 27 Nëntor ditë zie kombëtare. Kjo ditë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve, pasi mëngjesin e 26 nëntorit,...