Aktualitet

Tragjedi nga tërmeti, Rama: Dimri s’kalohet nën qiell të hapur, marrëveshje me hotelet për strehim

26 Nëntor 2019, 18:00 Nga DOSJA
Tragjedi nga tërmeti, Rama: Dimri s’kalohet nën qiell të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama bën me dije lajmin se qeveria do të nënshkruajë marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës për të strehuar personat që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti i mëngjesit të sotëm. 

Me anë të një statusi në Facebook, Rama shkruan se marrëveshja do të bëhet që familjet e mbetura pa çati të kenë një vend për t’u strehuar për të mos e kaluar dimrin në çadra. 

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale,”-shkruan Rama. 

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 17:05

27 Nëntori shpallet ditë zie kombëtare

TIRANË– Qeveria do të shpallë datën 27 Nëntor ditë zie kombëtare. Kjo ditë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve, pasi mëngjesin e 26 nëntorit,...