Aktualitet

Tjetër mrekulli! Një i mbijetuar nën rrënojat e ndërtesës në Thumanë, i riu i kërkon zjarrfikësve ta shpëtojnë (PAMJ

26 Nëntor 2019, 19:07 Nga DOSJA
Tjetër mrekulli! Një i mbijetuar nën rrënojat e

DURRËS– Një tjetër i mbijetuar është gjetur i gjallë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Thumanë.

Personi që duket në fotot e mëposhtme ende nuk është identifikuar por mendohet se është rreth të 30-ave. Mësohet se ai është në gjendje që të komunikojë me forcat e shpëtimit që i gjenden pranë, të cilëve u kërkon që ta nxjerrin sa më parë.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak thumane termet i forte ne shqiperi termet ne shijak thumane

Sondazh

Poll