Aktualitet

FOTO/ Raiffeisen Bank në Kosovë i mban 29 euro komision, shqiptarit të Kosovës që dërgoi 100 euro ndihmë për familjet e

26 Nëntor 2019, 18:29 Nga DOSJA
FOTO/ Raiffeisen Bank në Kosovë i mban 29 euro komision, shqiptarit

KOSOVË- Një qytetar nga Istogu i ka dërguar 100 euro ndihmë financiare familjeve të prekur nga tërmeti në Shqipëri, mirëpo është shprehur i habitur për përqindjen e lartë të provizionit që ia ka marrë “Raiffeisen Bank” në Kosovë.

N.XH nga Istogu ka shkruar në rrjetin social në “Facebook” se për t’i transferuar 100 euro ndihmë të prekurëve nga tërmeti në Shqipëri, banka komerciale ia ka ndalë hiç më pak se 29 euro, apo rreth 30 % e vlerës së përgjithshme, raporton “Front Online”.

“Nga Bankat tona ndodhë edhe kjo. Nga kontributet vullnetare emergjence për ndihëm të prekurve nga termeti në Shqipëri ,banka për transferin e asaj ndihmë solide edhe në këto situata të dhimbshm ,për 100€ merr provizion 29 € TURP”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ndërkohë nga Raiffaisen Bank në Kosovë ka bërë një sqarim për këtë rast duke thënë se nuk do të aplikojë asnjë tarifë për transferet që klientët e Bankës Raiffeisen i dërgojnë si ndihmë në llogaritë zyrtare humanitare të shpallura nga Republika e Shqipërisë. 

NJOFTIMI I PLOTË

PËR TRANSFERET NGA KOSOVA NË LLOGARITË ZYRTARE HUMANITARE NË SHQIPËRI NUK APLIKOHEN TARIFA

Ju njoftojmë se pas situatës së krijuar në Shqipëri, Banka Raiffeisen nuk do të aplikojë asnjë tarifë për transferet që klientët e Bankës Raiffeisen i dërgojnë si ndihmë në llogaritë zyrtare humanitare të shpallura nga Republika e Shqipërisë. Po ashtu, edhe tarifa që zakonisht merret nga bankat ndërmjetësuese dhe pranuese për transfere ndërkombëtare do të mbulohet nga Banka Raiffeisen në Kosovë, duke bërë që shuma që e transferon klienti të arrijë e plotë në llogarinë humanitare.

Po ashtu ju njoftojmë se të gjitha tarifat që janë ndalur për transferet e ekzekutuara në këto llogari humanitare gjatë ditës së martë, me datë 26 nëntor do të kthehen tek klientët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet raiffeisen bank termet 26 nentor 2019 raiffeisen bank termet 26 nentor 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 17:05

27 Nëntori shpallet ditë zie kombëtare

TIRANË– Qeveria do të shpallë datën 27 Nëntor ditë zie kombëtare. Kjo ditë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve, pasi mëngjesin e 26 nëntorit,...