Aktualitet

Kërkonin ndihmë nga rrënojat me telefon, kush janë dy vëllezërit nga Kosova që s’i mbijetuan dot tërmetit (EMRAT+F

26 Nëntor 2019, 18:46 Nga DOSJA
Kërkonin ndihmë nga rrënojat me telefon, kush janë dy

DURRËS– Zbulohen emrat e dy vëllezërve nga Kosova që gjetën vdekjen nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti që ra orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se ata janë Shemsedin dhe Isa Abazi, nga Gjilani.

Në momentin kur toka është lëkundur nga tërmeti, të dy kanë qënë të akomoduar në ambientet e Hotel Tropikal. Në orët e para të ditës së sotme pas rënies së tërmetit dy të rinjtë nga Kosova ishin gjallë dhe kërkuan ndihmë përmes telefonit, por nuk arritën që të mbijetojnë deri në ndërhyrjen e grupeve të shpëtimit, që i nxorën të pajetë.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet isa abazi shemsedin abazi termet i forte ne shqiperi termet ne shijak isa abazi shemsedin abazi termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll