Aktualitet

Tragjedia na bën bashkë! Diaspora nuk braktis të prekurit, mbledh rreth 350 mijë dollarë për viktimat

26 Nëntor 2019, 18:35 Nga DOSJA
Tragjedia na bën bashkë! Diaspora nuk braktis të prekurit, mbledh

Shqiptarët solidarizohen nga tragjedia. Disa persona të ndryshëm kanë hapur llogari të ndryshme bankare në faqen “Gofund” për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti me magnitudë 6.4, i cili ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm.

Vetëm njëri prej fondeve të ngritura me bazë në New York ka arritur shumën $303,494 ndërsa të tjerë gjithashtu arrijnë të grumbullojnë të ardhura. Një shembull ku i solidaritetit të Diasporës me të prekurit që më së shumti vijnë nga Durrësi.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 17:05

27 Nëntori shpallet ditë zie kombëtare

TIRANË– Qeveria do të shpallë datën 27 Nëntor ditë zie kombëtare. Kjo ditë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve, pasi mëngjesin e 26 nëntorit,...