Aktualitet

Mrekulli nën rrënoja, i riu ende gjallë pas 16 orësh, grekët hapin tunel për ta nxjerrë një minutë e më parë

26 Nëntor 2019, 18:14 Nga DOSJA
Mrekulli nën rrënoja, i riu ende gjallë pas 16 orësh,

DURRËS- Mrekulli nën rrënoja e Durrësit. Mësohet se 24-vjeçari Daniel Qato është ende gjallë dhe pret të shpëtohet nga forcat që ndodhen në vendngjarje. Forcat e mbërritura nga Greqia kanë arritur që të hapin një tunel për të nxjerrë jashtë sa më parë të riun, i cili lufton me vdekjen.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daniel qato termet i forte ne shqiperi termeti ne shijak daniel qato termet i forte ne shqiperi termeti ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 17:05

27 Nëntori shpallet ditë zie kombëtare

TIRANË– Qeveria do të shpallë datën 27 Nëntor ditë zie kombëtare. Kjo ditë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve, pasi mëngjesin e 26 nëntorit,...