Aktualitet

Ishin nën rrënoja si familje, zjarrfikësit grekë nxjerrin nga rrënojat Lindita Carën, niset me një frymë në spital

26 Nëntor 2019, 19:00 Nga DOSJA
Ishin nën rrënoja si familje, zjarrfikësit grekë nxjerrin

DURRËS- Shpëtohet nga rrënojat në Thumanë Lindita Cara. Sapo është nxjerrë nga zjarrfikësit grekë, e reja është dërguar me urgjencë në spital. Ndrëkohë që ende vijojnë operacionet e shpëtimit në Kënetë, Durrës dhe Thumanë.

Familja Cara kishte mbetur nën rrënoja që prej orëve të para të mëngjesit. I pari që ia doli që të shpëtonte ishte babai i saj Robert Cara, ndërkohë që ende nuk dihet fati i nënës së saj dhe tre vëllezërve të tjerë.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lindita cara termet i forte ne shqiperi tremet ne shijak lindita cara termet i forte ne shqiperi tremet ne shijak

Sondazh

Poll