Aktualitet

Rëndohet sërish bilanci tragjik, shkon në 21 numri i viktimave nga tërmeti

26 Nëntor 2019, 16:56 Nga DOSJA
Rëndohet sërish bilanci tragjik, shkon në 21 numri i viktimave

TIRANË- Është rënduar sërish bilanci i viktimave  nga tërmeti në Shqipëri. Mësohet se deri më tani ka shkuar 21 numri i personave, të cilët humbën jetën nën rrënojat e banesave që u shembën nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit të sotëm.

Policia e Ushtria po vijojnë të nxjerrin trupet nga rrënojat, por të plagosurit nuk kanë mundur të mbijetojnë poshtë betonit dhe 3 të tjerë janë nxjerrë të pajetë. 

Por kur operacioni ka vijuar një tjetër lajm i trishtë është dhënë nga grupi i xhenierve në Durrës. Një tjetër trup i pajetë, i një 24-vjeçairt është nxjerrë nga rrënojat duke e çuar në 21 numrin e të vdekurve. 

21 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 17:05

27 Nëntori shpallet ditë zie kombëtare

TIRANË– Qeveria do të shpallë datën 27 Nëntor ditë zie kombëtare. Kjo ditë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve, pasi mëngjesin e 26 nëntorit,...