Aktualitet

‘Tutemi se vdes, e mbesim jetima’/ Poezia që duhet të lexojë çdo shqiptar në këto momente të vështira: Shqip

26 Nëntor 2019, 17:51 Nga DOSJA
‘Tutemi se vdes, e mbesim jetima’/ Poezia që duhet të

KOSOVË– Aktori Çun Lajçi që njihet dhe për krijimtarinë e tij, si poet ka përplotur sot rrjetin me një poezi për tërmetin. Ai shkruan se kur dridhet Shqipëria kosova nuk mund të flejë gjumë. “Se tutemi po vdes, E rrajë jetimash mbesim, Të duem edhe kur vërshohesh”, shton Lajçi në poezinë e tij.

Vargjet nga Çun Lajçi

Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet çun lajçi termet 26 nentor 2019 termeti i forte ne shqiperi çun lajçi termet 26 nentor 2019 termeti i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 17:05

27 Nëntori shpallet ditë zie kombëtare

TIRANË– Qeveria do të shpallë datën 27 Nëntor ditë zie kombëtare. Kjo ditë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve, pasi mëngjesin e 26 nëntorit,...