Aktualitet

Të tjera lëkundje të forta, tërmeti shkund sërish vendin

26 Nëntor 2019, 17:13 Nga DOSJA
Të tjera lëkundje të forta, tërmeti shkund sërish

TIRANË- Të tjera lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në vend, ku është rikthyer edhe një herë paniku tek qytetarët

Sipas të dhënave të para mangnituta ka qenë 4 dhe epiqendra e tërmetit ka qenë sërish në Adriatik.

20 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj. 

Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2019, 17:05

27 Nëntori shpallet ditë zie kombëtare

TIRANË– Qeveria do të shpallë datën 27 Nëntor ditë zie kombëtare. Kjo ditë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve, pasi mëngjesin e 26 nëntorit,...