Aktualitet

“Jam i shokuar”, Igli Tare solidarizohet me shqiptarët: Do bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim

26 Nëntor 2019, 13:34 Nga DOSJA
“Jam i shokuar”, Igli Tare solidarizohet me shqiptarët: Do

ITALI- Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka përcjellë mesazhin e tij ngushëllues për tragjedinë e sotme pas tërmetit të rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Tare shprehet se ndihet i shokuar nga kjo tragjedi, teksa premton se do të  bëjë të pamundurën për të ndihmuar popullin shqiptar.

Është një tragjedi që më ka shokuar mua dhe familjen time. Duket se bilanci i viktimave do të rritet, por unë shpresoj me gjithë zemër të kundërtën”, deklaroi për Adnkronos ish-sulmuesi i Kombëtares.

Tare ka premtuar edhe ndihma për atdheun e tij: “Do të bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim”.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 15 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet igli tare termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 igli tare termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll