Aktualitet

Haradinaj hap zemrën, dhuron 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri (VD)

26 Nëntor 2019, 12:57 Nga DOSJA
Haradinaj hap zemrën, dhuron 500 mijë euro për të prekurit

KOSOVË– Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Hardinaj ka vendosur që të dhurojë 500 mijë euro për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm.

Në një deklaratë për emdiat, Haradinaj u shpreh se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, është vendosur që të ndahen 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë e cila u godit nga tërmeti.

Nuk ka dëme materiale dhe viktima në Kosovë. Ndërsa në Shqipëri janë shfaqur dëme të mëdha dhe viktima. Kemi bërë përgatitjen e duhur. Ushtria  është stërvitur për të përballuar këtë situatë. Kemi kontaktuar dhe firma privatë për të dhënë pajisje të rënda për heqejn e gërmadhave për Shqipërinë.

Kosova duhet të jetë e përgatitur për rrethana të tilla, jemi të përgatitur për një tërmet të një shkallë më të lartë. Kemi një përgatitje më të mirë operative,”– tha Haradinaj.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 gradë të shkallës righter ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar 13 viktima.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kosova dhuron 500 mije euro per termetin ramush hardinaj termet i forte ne shqiperi termet ne shijak kosova dhuron 500 mije euro per termetin ramush hardinaj termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll