Aktualitet

FOTO/ E shpëtuan nga kampi i ferrit, Alvin Berisha lutet për shqiptarët që përloti, foto me flamurin kuqezi për të blloku

26 Nëntor 2019, 12:35 Nga DOSJA

TIRANË– Alvin Berisha, i vogli shqiptar që u shpëtua nga kampi i ferrit “Al Haël” në Siri ka filluar të lutet për bashkatdhetarët e tij që sot u tronditën nga tërmet masiv. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha, që vetëquhet kampion, ka postuar një foto të flamurit kuqezi.

Krahas flamurit ai ka shtuar dy figura me duar që luten dhe me një zemër.

Alvin Berisha është vogëlushi shqiptar i cili jetoi për 5 vite në Siri mes kampeve dhe bombave, por thirrjet dhe këmbëngulja e shqiptarëve e nxorri që atje.

Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte në kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.

Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhGenti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u dorëzuan.

Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atit dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha termet i forte ne shqiperi termet ne shijak alvin berisha termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll