Aktualitet

Pasojat e tërmetit tragjik/ Shteti në ‘këmbë’, vijojnë operacionet e shpëtimit. Numri i viktimave shkon në 24, Rama m

26 Nëntor 2019, 13:24 Nga DOSJA
Pasojat e tërmetit tragjik/ Shteti në ‘këmbë’,

DURRËS – Gati 10 orë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës rihter dhe intensitet 7 ballë, trishtimi dhe zia ka mbuluar Shqipërinë dhe kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarë. 22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019.

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.  Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll