Aktualitet

Tragjedia e familjes Lala në Kënetë të Durrësit/ Dalin emrat, cilët janë viktimat dhe sa gjenden nën rrënoja

26 Nëntor 2019, 13:29 Nga DOSJA
Tragjedia e familjes Lala në Kënetë të Durrësit/ Dalin

Durrës- Ende vijojnë kërkimet për familjen Lala e cila ndodhet nën rrënojat e banesës së tyre në zonën e Kënetës në Durrës.

Në rrënoja ishin anëtarët e së njëjtës familje, disa prej të cilëve kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë ende nën rrënoja.

Sipas Ballkan web personat nën rrënoja:

Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara. Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes. Ramë Lala ka shenja jete, djali që komunikon herë pas here nën rrënoja mendohet që është 17 vjeç. Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.

Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.

Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.

Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.

Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra dhe 300 të tjerë janë plagosur.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll