Aktualitet

Ndodhen nën rrënoja, kush janë 2 vëllezërit nga Kosova që po kërkohen prej orësh në Durrës (EMRAT)

26 Nëntor 2019, 12:56 Nga DOSJA
Ndodhen nën rrënoja, kush janë 2 vëllezërit nga Kosova

Durrës-Tërmeti i fortë në Shqipëri la pasoja të mëdha edhe në njerëz. Ende vijojnë kërkimet për personat të cilat janë në rrënoja. Raportohet se nën rrënoja në një hotel në Durrës kanë ngelur edhe dy shtetas kosovarë.

Mësohet se ata janë lokalizuar se ku ndodhen dy vëllezërit por ende nuk janë nxjerrë. Nuk dihet ende gjendja e tyre. Sipas Gazetës Ekspres dy vëllezërit janë  Shemsedin e Isa Abazi, njëri nga ta është 32-vjeçar.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra dhe 300 të tjerë janë plagosur.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi termet ne shijak termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll