Aktualitet

“Aderina është bllokuar nën rrënoja”, dëshmia rrëqethëse e babait për vajzën: Uroj të jetë gjallë (VD)

26 Nëntor 2019, 12:58 Nga DOSJA
“Aderina është bllokuar nën rrënoja”,

TIRANË– Haxhi Kabili, ky që shihni në këtë video, është një prej të mbijetuarve të tërmetit në Thumanë. I plagosur dhe me fraktura në kokë, Haxhiu nuk pranon të mjekohet, por kërkon ndihmë që t’i nxjerrin vajzën 21-vjeçare nga rrënojat e pallatit të shembur ku ai jetonte në katin e katërt.

“Goca duhet të jetë e bllokuar tek ato blloqet e betonit ku është ai djali aty. Jam dëmtuar në kokë ndërsa më dhemb nga brinjët e krahut të djathtë. Nuk e kam mendjen tek mjekimi, kam hallin e gocës.Kërkoj ndihmë nga shteti që të më nxjerrë gocën, uroj të jetë gjallë”, thotë ai.

52-vjeçari ka arritur të shpëtojë së bashku me gruan e tij, ndërsa banorët e zonës, të ndihmuar dhe nga policia dhe disa firma ndërtimi, po punojnë për të nxjerrë të bllokuarit që ndodhen nën rrënoja në këtë pallat. Një tjetër banor i zonës rrëfen se nga ky pallat kanë arritur të shpëtojnë një djalë rreth 16 vjeç ndërsa gjyshja e tij është nxjerrë e vdekur.

Marrë nga: Klan Tv

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet haxhi kabil termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak haxhi kabil termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll