Aktualitet

Tërmeti në Shqipëri, futbollistët solidarizohen me gjendjen e rëndë në vend (FOTO)

26 Nëntor 2019, 12:52 Nga DOSJA
Tërmeti në Shqipëri, futbollistët solidarizohen me gjendjen

TIRANË- Pas kësaj gjendje në të cilën ndodhet Shqipëria ku raportohet për 15 të vdekur dhe 600 të plagosur kanë reaguar shumë emra dhe figura të njohura shqiptar.

Një numër i madh sportistësh  kanë reguar në mbështetje të gjithë kësaj ngjarje tragjike që ka përfshirë Shqipërinë prej mëngjesin e sotëm.

Shumë futbollistë përmes postimeve në rrjetet sociale janë parë të jenë të prekur nga numri i viktimave në vend, ku luten për jetën e shqipëtarëve.

Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani raportohet për 15 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat.  Dy viktima të tjera u shënuan në Kurbin, pasi një person humbi jetën i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll