Aktualitet

“Djali kërkonte ujë”, gazetarja përlotet teksa raporton në lidhje direkte: Vinin zëra për ndihmë nga vila e shembur n

26 Nëntor 2019, 10:25 Nga DOSJA
“Djali kërkonte ujë”, gazetarja përlotet teksa

DURRËS- Momente paniku për familjen me 7 anëtarë , të cilët mbetën të ngujuar në vilën 4 katëshe. Edhe pse nga vila e shkatërruar vinin thirrje për ndihmë nga një djalë, ajo u rrëzua totalisht. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte nga banesa në zonën e Kënetës, bëri publike një dëshmi rrëqethëse që vinte nga vila e shembur në Kënetë të Durrësit.

Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërm të familjes me origjinë nga Dibra, djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë. Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht.

Lidhur me këtë skenë të dhimbshme gazetarja Lala tregon mes lotësh se:

“Nga ajo që bisedova me një të afërm të familjes, djali kërkonte ujë, dhe se kishte deklaruar se nuk shihte persona të tjerë rreth e qark. Ata i dhanë ti japin ujë…me shpresën që të ndërhynin…ai ishte bllokuar mes një kolone”.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta, ndërkohë që deri më tani bilanci total i viktimave është raportuar 11 persona.

Marrë nga Ballkan web

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shembet vila ne durres termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak shembet vila ne durres termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi termet ne shijak

Sondazh

Poll